Basketboll

Trepça me grup tejet të fortë edhe në FIBA Europe Cup

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionia e Kosovës, Trepça i ka mësuar kundërshtarët e saj në stinorin e rregullt të kompeticionit evropian – FIBA Europe Cup.

Pas eliminimit në gjysmëfinale të turneut kualifikues të Ligës së Kampionëve, ekipi i Trepçës do të paraqitet në grupet e FEC.

Kundërshtarët e ekipit tonë kosovar janë: Ludwgisburgu nga Bundesliga gjermane, Dijoni nga elita franceze dhe Caledonia nga Britania e Madhe.

Dy kundërshtarët e parë, Ludwigsburgu dhe Dijoni, janë dy ekipe tejet tejet të forta dhe me renome në shtetet e tyre, derisa Caledonia llogaritet si skuadër më e dobët në letër edhe pse në vitet e fundit edhe basketbolli anglez ka pësuar një ngritje të madhe.

Ludwigsburgu në stinorin e kaluar ishte çerekfinalist i Bundesligës gjermane, derisa Dijoni e fitoi Kupën e Francës e Caledonia në edicionin e kaluar nuk pati ndonjë sukses, përveç faktit se luajti në play off të ligës. Tek ekipi anglez luan ish lojtari i Prishtinës dhe Bashkimit, Fahro Alihoxhiq.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.