Basketboll

Xhiro e dytë e Superligës këtë vikend me vetëm dy ndeshje

Java e dytë në Superligën e Kosovës në basketboll do të nis sot dhe do të dhurojë sfida interesante.

Kjo xhiro hapet sot me derbin prishtinas që zhvillohet për herë të parë ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Borës.

Të dy skuadrat kryeqytetase e nisën me humbjen edicionin e ri dhe do të kërkojnë fitoren e parë në këtë kampionat. Bardhekaltrit pësuan nga Proton Cable Prizreni 100:88, derisa Bora, që për herë të parë garon në elitë humbi nga Golden Eagle Ylli 67:74.

Bashkimi e ka ndeshjen e parë në ProCredit Superligë, ku ndeshet me Vëllaznimin, që janë të motivuar për fitoren e dytë, kurse Portokallezinjtë për fitoren e parë.

Sfidë interesante është mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, dy finalistëve të “Play-offit” të edicionit të kaluar. Kampionët duan të nisin edicionin e ri me fitore, pas paraqitjeve në kualifikimeve të Ligës së Kampionëve dhe fitimit të Superkupës, derisa therandasit janë në kërkim të fitores së dytë, pas asaj ndaj Borës.

Ndeshja Peja-Proton Cable Prizreni është shtyrë për shkak të ndeshjeve të skuadrës pejane në kualifikimet e FIBA Europe Cup.

Superliga-Java 2

E shtunë

17:15 Sigal Prishtina – Bora

E diel

19:00 Bashkimi – Vëllaznimi

E mërkurë

19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

Peja – Proton Cable Prizreni  (është shtyrë)

Komentet janë të mbyllura.