Peja pëson humbje nga Maroussi në ndeshjen e parë kualifikuese të FIBA Europe Cup
Prishtinë(AsistiOnline) – Peja i ka nisur me humbje kualifikimet e kompeticionit evropian FIBA Europe Cup.
Skuadra verdhezi u mposht në ndeshjen e parë nga ekipi grek Maroussi me rezultat të thellë 98-75.
Ndeshja nuk kishte ndonjë historik interesant me vendasit që kontrolluan takimin nga fillimi e deri në fund dhe arritën fitore me meritë.
Transferi i ri i Pejës që debutoi sonte, Darnell Cowart ishte më i miri tek ekipi kosovar me 21 pikë e 5 kërcime, derisa Jawaun Daniels shtoi 17, Shahada Wells 14 e Jacquez Yow kishte 13 pikë të tjera.
Te Maroussi, Ismael Sanogo kishte 20 pikë e nga 18 të tjera i shtuan Johnathan Stove e Cameron Reynolds.
Ndeshja e kthimit luhet pas dy ditësh përsëri në Greqi me fillim nga ora 19:30 e skuadra që ka koshaverazh më të mirë nga të dyja takimet, bëhet pjesë e fazës grupore. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.