Basketboll

Peja eliminohet nga kualifikimet evropiane, mposhtet edhe në ndeshjen e dytë

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka mbyllur aventurën e sivjetme në garat evropiane edhe pse në fakt ishin kualifikime.

Verdhezinjët u mposhtën edhe në ndeshjen e dytë nga ekipi grek i Maroussit me rezultat të thellë 81-106.

Ndeshja nisi shumë më mirë për ekipin kosovar sidomos në çerekun e parë, 28-22 e në të dytin Maroussi u këndell duke realizuar 28 pikë, karshi 25 të Pejës, derisa pjesa e parë u mbyll me 3 pikë në favor të Pejës (53-50). Por në pjesën e dytë ekipi i Maroussit mori krejtësisht kontrollin nga fillimi e deri në fund dhe fitoi me dallim të madh.

Shada Wells me 25 pikë e Darnell Cowart me 13 pikë, spikatën sonte te Peja.

35 vjeçari i Marousssit, Charis Giannopoulos ishte më i dalluari tek ekipi grek ku për 27 minuta i realizoi hiç më pak se 29 pikë e prej tyre 7 treshe nga 9 tentime, derisa Elvar Fridriksson kishte 22 pikë.

Me dy humbje në të dyja ndeshjet e serisë dhe dallim në koshaverash prej 48 pikësh, Peja mbyll me kaq aventurën e sivjetme evropiane, derisa Maroussi do të luajë në grupet e stinorit të rregullt të garës në fjalë. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.