Bashkimi me fitore të thellë ndaj rivalit lokal P.C Prizreni
Bashkimi triumfoi në derbin e qytetit ndaj Proton Cable Prizreni me shifrat 68:95 (14:21, 23:34, 15:20, 16:20), në kuadër të javës së tretë të ProCredit Superligës.
Portokallezinjtë e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi prej dhjetë pikësh, 11:21, duke e fituar çerekun e parë 14:21, derisa në periudhën e shtoi epërsinë, për të shkuar në pushim me rezultat 37:55.
Epërsia vetëm sa u shtua në pjesën e dytë për basketbollistët e Bashkimit, që fituan në fund 68:95.
Më i miri te vendasit ishte Lenzelle Smith me 16 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, kurse te mysafirët Valon Bunjaku me 17 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.
Proton Cable Prizreni ka një fitore e një humbje, kurse Bashkimi dy fitore në dy ndeshje.
Komentet janë të mbyllura.