Under Header

spot_img

Manisa e Andin Rashicës arrin fitore të madhe ndaj Murcias spanjolle në Ligën e Kampionëve

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra turke e Manisës ka arritur fitore të madhe që në xhiron e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Ekipi turk ku bën pjesë edhe trajneri kosovar Andin Rashica si asistent, ka shënuar fitore ndaj ekipit të madh spanjoll Murcia 97-103, pas vazhdimeve pasi koha e rregullt u mbyll baraz 85-85, derisa në vazhdime më i suksesshëm u tregua ekipi turk.

Saben Lee ishte mëse fantastik te Manisa sonte me hiç më pak se 36 pikë, derisa u ndihmua nga Javon Freeman-Liberty me 22 pikë e Huggo Beson me 16 të tjera.

Sonte me fitore te Manisa debutoi kryetrajneri Ertug Tuzcukaya i cili u emërua në krye të skuadrës jo më larg se para një jave, derisa duket qartë se ka bërë punë të mirë me skuadrën edhe pse është një trajner i ri i cili deri tani kishte drejtuar ekipin e dytë të Fenerbahçes.

Ndërsa te Murcia s’mjaftuan kurrsesi për fitore, Dylan Ennis me 23 pikë e as Vladimir Brodziansky me 13 sosh.

Në xhiron e dytë, Manisa i shkon si mysafire ekipit serb të FMP-së me 9 tetor. /AsistiOnline.com/

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds