Basketboll

Trepça e pret sonte në ”Minatori skuadrën e Ludwigsburg

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionia aktuale e Kosovës, Trepça sonte e zhvillon ndeshjen e dytë në fazën grupore të kompeticionit evropian, FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit e presin në ”Minatori” skuadrën gjermane të Ludwigsburg me fillim nga ora 19:00.

Trepça ndeshjen e parë e zhvilloi në Francë kundër Dijonit, duke u mposhtur, derisa sot do të kërkojë një paraqitje dinjitoze dhe fitore eventule ndaj një kundërshtari me shumë cilësi.

Ludwigburgu xhiron e parë triumfoi ndaj Caledonias skoceze me rezultat 86-62 e në total nga 6 ndeshje të zhvilluara sivjet në të gjitha garat, Ludwigsburgu ka 3 fitore e 3 humbje, përfshirë edhe fitoren ndaj gjigantit bavarez të Bayernit të Mynihut 78-70.

Trepça sivjet ka luajtur edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ku u mposht në gjysmëfinale nga kampioni çek, Nymburk.

Ndeshja e sontme në ”Minatori” transmetohet direkt në Artsport1. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.