Derbi kryesor e hap sot xhiron e gjashtë
Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e gjashtë e Superligës së Kosovës te meshkujt hapet sot me derbin kryesor.
Trepça e pret në ”Minatori” rivalin e madh Pejën, në sfidën e cila nis nga ora 17:00.
Kjo është përballja e parë e këtij sezoni mes këtyre dy ekipeve dhe pritet të jetë tejet e fortë.
Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës synojnë fitoren, në një atmosferë që pritet të jetë e jashtëzakonshme në “Minatori”.
Deri tani, Trepça ka 3 fitore e 2 humbje, derisa Peja të kundërtën me 2 fitore e 3 humbje
Kjo sfidë transmetohet direkt në Artsport 1 e Klan Kosova. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.