Ekskluzive: Paviq shkarkohet nga Vëllaznimi?
Prishtinë(AsistiOnline) – Branimir Paviq me shumë gjasa pritet të shkarkohet nga Vëllaznimi.
Siç ka mësuar AsistiOnline.com, humbja e sontme e kuqezinjëve nga Ylli do ti kushtojë me shkarkim trajnerit kroat.
Vëllaznimi deri tani ka arritur dy fitore e 4 humbje në Superligë dhe në total në krye me Paviq gjakovarët zhvilluan 7 ndeshje zyrtare përfshirë edhe atë të Superkupës ku u mposhtën në çerekfinale nga Prishtina.
Megjithatë shkarkimi i Paviq nga gjakovarët pritet të konfirmohet gjatë orëve në vijim.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.