Basketboll

Vëllaznimi dhe Ylli sfidohen në ndeshjen e parë të ditës për sot

Prishtinë(AsistiOnline) – Dita e sotme sjell dy ndeshjet e fundit nga xhiro e gjashtë e Superligës së Kosovës.

Sfida e parë luhet në Gjakovë mes Vëllaznimit dhe Yllit.

Deri tani  të dyja skuadrat kanë nga dy fitore e tri humbje, andaj pritet të jetë rivalitet i madh në parket.

Sfida fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artsport1. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.