Basketboll

ASISTI 591 sonte me dy analistë dhe analiza tejet interesante

ASISTI 590 sonte i dedikohet startit perfekt dhe historik të skuadrës më të vjetër të basketbollit në vendin tonë, Bashkimit.

Gjashtë fitore pa humbje , ky është bilanci pas gjashtë xhirove të para, një fillim çfarë skuadra e Bashkimit kurrë nuk e ka arritur madje as në edicionin 2017/18 kur ishte shpallur kampione për herë të parë dhe të vetme në historinë e pavarur të basketbollit kosovar nga 1991/92.

Fundjava solli katër ndeshje të shkëlqyeshme të elitës së basketbollit tonë ku lideri u takua me ndjekësin (Bashkimi – Sigal Prishtina), i treti me të katërtin (Trepça – Peja), i gjashti me të pestin (Vëllaznimi – Golden Eagel Ylli) dhe përballja e fundit të tabelës (Proton Cable Prizreni – Bora). Gjitha ndeshjet ishin të bukura dhe dramatike duke sjell pa dyshim xhiron më të bukur dhe më interesante deri tash kurse gjitha këto sonte i analizojmë me mysafirët e veçantë: Blerim Vuniqin, komentatorin dhe njërin prej basketbollistëve më të mirë të gjitha kohëve dhe Altin Sahitin, ish basketbollistin dhe analistin në ASIST.

Analiza dhe përmbledhjet e gjitha ndeshjeve të xhiros së gjashtë të Superligës i përmbyllim me blloqet speciale Pesëshja dhe MVP i Javës ku konkurrenca ishte e madhe kësaj radhe.

ASISTI 591 analizon edhe duelin Trepça – Ludëigsburgu në kuadër të FIBA Europe Cup ku mitrovicasit shfaën lojë shumë të mirë ndërsa do të rikthehen edhe Superliga e Femrave dhe blloku shumë i dashur dhe unik , Shqiptarët në Botë.

Krejt në fund vjen ajka e ASISTIT me Top 10 Aksionet

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 591 super të pasur, direkt nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova

Komentet janë të mbyllura.