ASISTI 592 sot rikthen nostalgjinë e basketbollin kosovar me një ish-lojtar shqiptar
ASISTI 592 sonte i dedikohet startit perfekt dhe historik të skuadrës më të vjetër të basketbollit në vendin tonë, Bashkimit.
Shtatë fitore pa humbje , ky është bilanci perfekt pas shtatë xhirove të ciklit të parë vjeshtor. Një fillim çfarë skuadra e Bashkimit kurrë në historik nuk e ka arritur madje as në edicionin 2017/18 kur ishte shpallur kampione për herë të parë dhe të vetme në historinë e pavarur të basketbollit kosovar nga 1991/92.
Fundjava solli tri ndeshje të shkëlqyeshme të elitës së basketbollit tonë ku lideri u takua me Pejën në Karagaq (Peja – Bashkimi ) dhe riktheu rezultatin për fitore kurse kampionia e priti Borën dhe zhvilloi një ndeshje interesante. Dueli tjetër dramatik ishte ai i dy trajnerëve vendor, midis Endrit Elshanit dhe Arbnor Rifatit ku në fund therandasit triumfuan ndaj komshinjve ( Golden Eagel Ylli – Proton Cable Prizreni).
Gjitha ndeshjet ishin të bukura dhe dramatike duke sjell xhiro të bukur dhe interesante të cilat sonte i analizojmë me mysafirin special që tash e 20 vjet nuk ishte në ASIST, ikona e Bashkimit dhe basketbollit mbarëkombëtar shqiptar, Bledar Gjeqaj.
Analiza dhe përmbledhjet e gjitha ndeshjeve të xhiros së shtatë të ProCredit Superligës i përmbyllim me blloqet speciale Pesëshja dhe MVP i Javës e cila sjell befasi.
Sonte në studion e ASIST-it vjen ikona e KB Bashkimit, lojtari shkodran Bledar Gjeçaj.
ASISTI 592 analizon edhe duelin Trepça – Caledonia në kuadër të FIBA Europe Cup ku mitrovicasit shfaqën lojë të mirë ndërsa vjen Superliga e Femrave dhe blloku shumë i dashur dhe unik, Shqiptarët në Botë.
Krejt në fund vjen ajka e ASISTIT me Top 10 Aksionet
Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 591 super të pasur, direkt nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas BBVK3 Prime në Klan Kosova
Komentet janë të mbyllura.