Basketboll

Kuptohen edhe përballjet çerekfinale të Kupës së Kosovës

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se sot është bërë tërheqja e shortit konform Propozicioneve të Garave për Kupën e Kosovës te meshkujt, sipas sistemit të Bergerit dhe në bazë të renditjes pas shtatë xhirove të zhvilluara në kuadër te Superliga e Kosovës.

Në ndeshjet çerekfinale ndeshen skuadrat 1-8, 2-7; 3-6 dhe 4-5.

Si nikoqir në ndeshjet e para do të luajnë skuadrat më poshtë të renditura në momentin e tërheqjes së shortit, kurse në ndeshjet e kthimit, si nikoqir do të luajnë skuadrat më lartë të renditura.

Në bazë të renditjes, Bora e fundit do të ndeshet me liderin Bashkimin, kurse Proton Cable Prizreni do të përballet me fituesen aktuale Trepçën.

Çerekfinalja do të dhurojë spektakël në sfidën e rivalëve të vjetër Pejës dhe Sigal Prishtinës, që duan kalimin në gjysmëfinale. Takim po ashtu interesant shihet mes Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit.

Çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës:

Bora – Bashkimi

Proton Cable Prizreni – Trepça
Peja – Sigal Prishtina
Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli

Komentet janë të mbyllura.