Basketboll

Fitore e Yllit ndaj Borës në Therandë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitoren e tretë radhazi, duke mundur Borën me rezultat 73:69 (18:14, 18:15, 20:20, 17:20).

Sfida u zhvillua në kuadër të javës së tetë të Superligës.  Takimi ishte interesant dhe me kthesa në rezultat, derisa vendimtar në fund ishte Arian Qallaku me 11 pikë në minutat e fundit.

Therandasit e nisën ndeshjen për mrekulli me një seri prej 12:2, por më pas u rikthyen prishtinasit, derisa çereku i parë përfundoi 18:14, derisa për një nuancë vendasit ishin më të mirë edhe në periudhën e dytë, për të shkuar në pushim me rezultat 36:29.

Vendasit kishin epërsi deri në 12 pikë në periodën e tretë 52:40, derisa skuadra prishtinasit rikthehen në çerekun e fundit për të kaluar në epërsi 56:60, por vendimtar ishte Arian Qallaku me 11 pikë, nga 14 sa i shënoi në total, për fitoren 73:69.

Jakorie Smith kishte 13 pikë e 11 kërcime për Yllin, ndërsa Gëzim Morina shtoi 12 pikë e 12 kërcime, ndërsa Jalen Graham kishte 25 pikë e dhjetë kërcime për Borën.

Golden Eagle Ylli ka pesë fitore e tri humbje, kurse Bora një fitore e shtatë humbje.

Komentet janë të mbyllura.