Basketboll

Sonte në ASIST-in 593 mysafir nga FBK-ja, diskutohet për zhvillimet te Kosova A, por analizohet edhe Superliga

ASISTI 593 sonte i dedikohet emërimit të selektorit të ri të Kosovës, Jean-Denys Choulet dhe listës së gjërë të lojtarëve të ftuar në grumbullim para dueleve me Zvicrën dhe Iralnëdën në kuadër të Parakualifikimeve për Botërorin 2027.

Pse FBK zgjodhi Choulet-në dhe reagimet e shumta për disa ftesa dhe mosftesa në seleksionin e Kosovës do të jenë krye temë e ASISTIT sonte ku mysafir është drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Adriatik Raci.

Gjithashtu, do të flitet edhe për kryendeshjen e cila zgjoi interesim të madh Trepça – Bashkimi.

Dueli midis Bashkimit, lider aktual që kishte start perfekt dhe historik me shtatë fitore pa humbje dhe Trepçës si kampione aktuale dhe e dyta në renditje solli përballjen e cila nuk shkoi mirë për liderin që psoi disfatën e parë.

Analizat, statistikat dhe deklaratat pas ndeshjes i komentojmë me mysafirin në studio sikurse edhe gjitha duelet tjera të xhiros 8 të Procredit Superligës e cila nisi ciklin e dytë vjeshtor..

Fundjava solli edhe dy deshje dramatike ku Peja në Karagaq priti Vëllaznimin kurse nënkampioni Golden Eagle Ylli e p[ati shumë vëhstirë kudnër debutuesit Borës në Therandë. Nga ana tjetër, Sigal Prishtina kërkoi revanshin ndaj Proton Cable Prizrenit për disfatën befasuese në xhiron e parë të edicionit.

Analiza dhe përmbledhja e gjitha ndeshjeve të xhiros së tetë të ProCredit Superligës me mysafirin Adriatik Racin përmbyllet me blloqet speciale Pesëshja dhe MVP i Javës.

ASISTI 593 analizon edhe duelin Trepça – Dijon që solli momente fantastike në Minatori , në kuadër të FIBA Europe Cup.

Edhe sonte ASISTI sjell Superligën e Femrave dhe bllokun shumë të dashur dhe unik, Shqiptarët në Botë ku veçojmë shkëlqimin e Edon Maxhunit në Francë.

Krejt në fund vjen ajka e ASISTIT me Top 10 Aksionet.

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 593 direkt nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas BBVK3 Prime në Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.