Under Header

spot_img

FBK prezantoi sot selektorin e ri të Kosovës

spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës e ka prezantuar gjatë ditës së sotme selektorin e ri të Përfaqësueses A për meshkujt.

Në një konferencë për media, sekretarja Elvira Dushku dhe menaxheri i ekipit përfaqësues Adriatik Rraci, së bashku me selektorin e ri, Jean-Denys Choulet shpalosën detajet e bashkëpunimit mes tyre.

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ka thënë se trajneri ka shumë përvojë ndërkombëtare dhe kjo përvojë do t’i ndihmojë Dardanët në ndeshjet shumë të rëndësishme për muajin nëntor.

Përzgjedhësi i ri është shprehur se do të mundohen për paraqitje dhe rezultate pozitive. “Jam shumë i nderuar që jam këtu dhe të jem përzgjedhës i Kosovës. Kam shikuar disa ndeshje në fundjavë dhe përshtypja e parë është pozitive. Kemi një grup interesant dhe do të mundohemi të japim më të mirën tonë”, theksoi Jean-Denys Choulet në konferencën për media.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i FBK-së dhe Menaxheri i Përfaqësueseve, Adriatik Rraci, njoftoi se, stërvitjet do të fillojnë nesër (e martë) përveç lojtarëve të Trepçës që janë të angazhuar në FIBA Europe Cup dhe Dominic Artis.

Dardanët në muajin nëntor do të zhvillojnë dy ndeshje si mysafirë. Më 21 nëntor do të ndeshen me Zvicrën dhe më 24 ndaj Irlandës.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme