ASISTI 594 sonte do të jetë super i pasur me shumë mysafirë, tema dhe ekskluzive.
Drejt nga Franca në ASIST sonte vjen ekskluzivisht selektori i ri i Kosovës, Jean-Denys Choulet.
Kush është 66 vjeçari i cili fitoi dy tituj kampioni në Francë?
Sa e njeh basketbollin e Kosovës?
Cili është vlerësimi i tij pas ndeshjeve të shikuara të ProCredit Superligës në vikend?
Çka thotë për mbrojtjen dhe çka për sulmin e kandidatëve potencial për Përfaqësuesen e Kosovës?
Çka duhet të përmirësohet urgjentisht?
Cila do të jetë filozofia e tij?
Sa gjuhë i flet dhe çka mendon për gjuhën shqipe?
Gjitha këto i mësoni në intervistën ekskluzive me selektorin e ri të Kosovës , Choulet.
Temë kryesore e analizës me mysafirë në studio sonte kryendeshja Golden Eagle Ylli –Trepça. Repriza e finales së vjetme ishte drmaë e vërtet ku nxëbësi Endrit Elshani u përball me mësuesin e tij Adis Beqiragiqin kurse sonte gjitha këto i analizojmë dhe diskutojmë me protagfonistët: Gëzim Morinën e Yllit dhe Dardan Kapitin e Trepçës.
Fundjava solli edhe ndeshjen tjetër dramatike ku Vëllaznimi në Karagaq priti liderin Bashkimi dhe pas vazhdimeve i shkaktoi disfatën e dytë rresht. Të dielën Peja udhëtoi te Proton Cable Prizreni për fitoren e dytë rresht . Analiza dhe përmbledhja e ndeshjeve të xhiros së nëntë të ProCredit Superligës përmbyllet me blloqet speciale Pesëshja dhe MVP i Javës.
ASISTI 594 sjell edhe lajmet speciale nga udhëtimi i Trepçës në Ludëigsburg të Gjermanisë në kuadër të FIBA Europe Cup.
Edhe sonte ASISTI me Superligën e Femrave dhe bllokun shumë të dashur dhe unik, Shqiptarët në Botë ku veçojmë shkëlqimin e Astera Tuhinës dhe Edon Maxhunit.
Krejt në fund vjen ajka e ASISTIT me Top 10 Aksionet
Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 594 direkt nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas BBVK3 Prime në Klan Kosova.



