Me 2 lojtare të huaja Bashkimi e mposht Flamurtarin e Vlorës me 6 të huaja
Prishtinë(AsistiOnline) – Me ndeshjen mes Bashkimit të Prizrenit dhe Flamurtarit të Vlorës, ka nisur sot Liga Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë në konkurrencën e femrave.
Vashat e Bashkimit kanë arritur fitore të madhe ndaj atyre të Flamurtarit me rezultat 82-73.
Ekipi prizrenas nga fillimi e deri në fund udhëhoqi me rezultat edhe pse paraqitej me vetëm me 2 lojtare të huaja, karshi Flamurtarit që kishte në përbërje 6 të tilla , madje nganjëherë luanhte me 5 prej tyre në parket.
Caterrion Thompson kishte plot 36 pikë te Bashkimi, derisa Përçuku shtoi 22 e kapitenia Muhadri me 13 të tjera.
Te Flamurtari, Desiree Ramos kishte 23 pikë e Samra Omerbacis shtoi 15.
Në xhiron e dytë, Bashkimi e pret Partizanin e Flamurtari luan ndaj Tiranës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.