Shtyhet për 45 minuta fillimi i ndeshjes Zvicër – Kosovë
12 Dardanët sonte e fillojnë turneun udhëtues të parakualifikimeve ku brenda tre ditëve do të përballën sonte me Zvicrën dhe të dielën me Irlandën në Dublin, për të kërkuar një biletë për kualifikim tutje në Botërorin 2027
Lajmet që kanë të bëjnë me vonesën e fillimit të ndeshjes Para-kualifikuese për Botërorin e Basketbollit Katari 2027 Zvicër – Kosovë fillimi i të cilës është shtyrë për shkak të motit të lig dhe reshjeve të mëdha të borës që po bien në Zvicër.
Kombëtarja zvicerane e cila udhëtoj me autobus nga qyteti Fribourg ku ishte e vendosur për në Bern, këtu në Mobiliria Arena ku do të zhvillohet ndeshja, është vonuar për shkak të bllokimit të rrugëve.
Dhe kjo ndoshta i shkon pak përshtati Përfaqësueses tonë e cila gjithashtu pati një përvojë të keqe dje kur u anulua fluturimi nga Prishtina në Zurich.
Ekspedita e jonë ishte paraparë të fluturonte të mërkurën pasdite rreth orës 18 por pasi ka hipur në aeroplan dhe ka qëndruar aty për rreth 60 minuta, është lajmëruar se fluturimi anulohet për shkaqe teknike dhe defektit në aeroplan i cili nuk ka mundur të evitohet në kohën e paraparë.
Kështu, ekspedita jopnë është kthyr mbrëmë në hotel, ka ngrënë dark dhe ka rënë gjumë për tu zgjuar herët sot para orës 4 në mëngjes dhe në ora 6 e ka pasur fluturimin ër Zurich kurse në hotel në Bern kanë arritur rreth orës 11.
Pas pushimit një orësh, nga ora 12 deri në ora 13 kanë pasur stërvitje të shutit dhe në ora 13:30 kanë drekuar.
Pas drekës kanë pushuar dhe e kanë pasur një shëtitje të lehtë dhe mbledhje.
Atmosfera ka qenë fenomenale kurse kjo vonesë e zviceranëve tash i bjen si një lloj kompensimi i vogël për mos udhëtimin me kohë të ekspeditës tonë dhe një mini-lodhjeje që e patën gjatë ditës sot por që kanë arritur të pushojnë dhe përgatiten për këtë ndeshje të rëndësishme në të cilën ekspedita zvicerane u vonua edhe pse nga Fribourgu deri në Bern distanca është 27 kilometra dhe zakonisht kalohet për 30-45 minuta por reshjet shumë të mëdha të borës e cila sipas gjitha gjasave i paska zënë papërgatitur zviceranët kanë ndikuar që rrugët të bllokohoen dhe të bëhen të pakalueshme
Ja që edhe në Zvicër ndodh që bora t’i zë autoritetet pa përgatiur edhe pse bëhet fjalë për rreshje të mëdha.
Kur jemi te moti i lig , duhet theksuar se ky mot i lig ka penguar edhe mërgimtarët tanë që të udhëtojnë për në Bern, përkundër blerjes së biletave. Shumë prej tyre janë lajmëruar tek zyrtarët e FBK përmes rrjeteve sociale por edhe tek ne në Artmotion dhe Asistionline për të bërë me dije se për shkak të motit të lig e kanë të pamundur udhëtimin për në Bern.
Komentet janë të mbyllura.