Basketboll

Kosova po stërvitet në Dublin, nesër ndaj Irlandës

Kosova dje ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në Dublin, ku ka arritur dje.

Dardanët do të kenë stërvitje edhe të sot, derisa nesër luhet sfida ndaj Irlandës në Dublin nga ora 18:00.

Kosova dhe Irlanda kanë nga një fitore e dy humbje në Grupin A të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2027, ashtu si edhe Azerbajxhani, ndërsa Zvicra është lidere me tri fitore.

Komentet janë të mbyllura.