Vëllaznimi e mposht minimalisht Çairin dhe kualifikohet në finalen e turneut të Pavarësisë
Prishtinë(AsistiOnline) – Me ndeshjen në mes të Vëllaznimit dhe Çairit, ka nisur turneu miqësor për nder të Pavarësisë së Shqipërisë i cili po organizohet nga klubi i Çairit në Iliridë.
Skuadra e Vëllaznimit ka triumfuar minimalisht 73-74 ndaj ekipit të Çairit në një sfidë shumë interesante dhe është kualifikuar në finalen e nesërme.
Vëllaznimi luan në finale me fituesin e duelit, Prishtina – G.E Ylli.
Derisa, Çairi do të luajë për pozitën e tretë. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.