Trepça triumfoi ndaj Vëllaznimit
Kampionia e Kosovës, Trepça ka fituar ndeshjen ndaj Vëllaznimit, që u zhvillua në Gjakovë me rezultat 88:74 (29:15, 25:16, 18:22, 16:21), në javën e dhjetë të ProCredit Superligës.
Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në pjesën e parë. Mitrovicasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke fituar çerekun e parë bindshëm 29:15 dhe atë të dytë 25:16, për të shkuar në pushim me rezultat 54:31.
‘Xehetarët’ menaxhuan epërsinë dhe nuk e rrezikuan fitoren në pjesën e dytë, ku kuqezinjtë ngushtuan shifrat, por Trepça fitoi 88:74.
Te mitrovicasit, Samuel Hunter kishte 17 pikë e katër kërcime, derisa Drilon Hajrizi u rikthye në parket pas një kohe të gjatë me tetë pikë e dy kërcime, ndërsa te kuqezinjtë më i miri ishte Michael Nuga me 29 pikë, katër kërcime e pesë asistime.
Trepça ka tetë fitore e dy humbje, ndërsa Vëllaznimi katër fitore e gjashtë humbje pas dhjetë xhirove të zhvilluara në elitë.
Komentet janë të mbyllura.