Sonte në Asistin 598, mysafir nga Turqia
ASISTI 598 do të jetë jashtëzakonisht i pasur sjell double – aksion.
Asisti sonte sjell përmbledhjet dhe analizat e detajuara nga çerekfinalet e para të Kupës së Kosovës që sivjet ndryshoj sistemin e garave dhe analizat e xhiros 11 të mrekullueshme dhe përplot me befasi nga Procredit Superliga.
Çerekfinalet e para të Kupës së Kosovës sollën përballjet Peja – Sigal Prishtina; Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli; Proton Cable Prizreni – Trepça dhe Bora – Bashkimi ku pati befasi.
Por befasi edhe më të mëdha solli vikendi dhe xhiro 11 e Procredit Superligës e cila pas një mesjave interesante solli kthim për 180 shkallë.
Bora e cila u mposhtë nga Bashkimi shënoi fitore kurse Vëllaznimi që mposhti Yllin në Kupë pësoi disfatë nga Proton Cable Prizreni. Nga ana tjetër Ylli mposhti Pejën e cila kishte fituar ndaj Prishtinës kurse vetëm Trepça pati formë konstante dhe fitoi dyja takimet, pasi mposhti edhe prishtinasit në El Clasicon e zhvilluar në kryeqytet.
Gjitha këto sonte do t’i analizojmë dhe diskutojmë me mysafirin i cili moti nuk e ka vizituar ASISTIN, dikur analisti me bllokun special Dino n’Asist, trajneri kosovar që filloi aventurën në Turqi me sukses dhe aktualisht është në Kosovë, Andin Rashicën
Për më tepër, do të prekim edhe temat e nxehta.
Si e sheh kualitetin e lojës sivjet?
Referimi në Kosovë?
Si e krahason punon në klubet tona me punën që bëhet në elitën turke?
Çka duhet të përmirësohet nëse dëshirojmë ta zhvillojmë basketbollin?
Rrëfimi ekskluziv mbi përvojën e tij në elitën turke?
Këto dhe shumë më shumë me mysafirin Andin Rashica në ASIST 598.
Natyrisht në pjesën e dytë vjen basketbolli femëror me përmbledhjen e Ligës Unike për femra dhe Superligën e Femrave ndërsa blloku i dashur për gjithë ne Shqiptarët në Botë sjell lajmet e fundit mbi shfaqjet e lojtarëve dhe trajnerëve shqiptarë.
Krejt në fund, ajka e ASISTIT me Top 10 aksionet më të bukura të kësaj jave.
Gjitha këto dhe shumë më shumë në ASISTIN 598 nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe pas BBVK3 Prime në Klan Kosova
Komentet janë të mbyllura.