Prishtinës i largohen dy të huaj, i vjen një plejmejker me shumë përvojë
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë javëve të fundit ekipi i Prishtinës është ballafaquar me një valë ndryshimesh me lojtarë.
Nga ekipi fillimisht u largua Jalen Moore i cili u transferua në Turqi e së fundmi nga ekipi bardhekaltër janë larguar edhe alo qendra DJ Burns dhe plejmejkeri Qua Grant, të cilët kanë gjetur angazhim të ri në basketbollin izraelit.
Prishtina ka prezantuar ardhjen e plejmejkerit tjetër amerikan, Ricky Tarrant që vjen nga liga turke e basketbollit.
Edicionin e e kaluar, Tarrant arriti që me Yalovën të inkuadrohen në Superligën turke derisa ai ka pasur mesatare prej 26.3 minuta për ndeshje, duke poentuar 14.5 pikë, 5.4 asistime dhe 3.4 kërcime.
Tarrant ka bërë karrierë gjithashtu në Rumani, Izrael, Poloni e Hungari.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.