Basketboll

Vazhdon ngritja e Edon Maxhunit, shkëlqen në fitoren e Strasbourg ndaj Dijonit

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni po shkon duke e rritur performancën e tij ndeshje pas ndeshje në ligën kryesore të basketbollit të fuqishëm francez – LNB.

Maxhuni ka shkëlqyer mbrëmë ndaj Dijonit, duke qenë koshashënuesi kryesor i Strasbourgut në fitore e këtyre të fundit me rezultat 91-94.

Plot 20 pikë i ka realizuar lojtari që ka origjinë nga Kosova, derisa ka kontribuar edhe me 2 asiste e 1 kërcim.

Paraqitje të mirë dhe si pikëshënueis i dytë dje kishte edhe Dominic Artis, lojtari që ka pasaportë të Kosovës dhe për disa ndeshje është paraqitur edhe me ekipin tonë kombëtar madje edhe në grumbullimin e fundit në sfidën e parafundit ndaj Zvicrës, por që nuk la fare gjurmë.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.