Basketboll

Vazhdon ‘rrufeja’ me të huajt në basketbollin kosovar, tjetër largim i papritur nga Vëllaznimi

Prishtinë(AsistiOnline) – Mike Nuga, lojtari amerikan i Vëllaznimit, nuk pritet të jetë pjesë e ekipit gjakovar për edicionin e mbetur të Superligës së Kosovës.

Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, lojtari është larguar nga skuadra dhe arsyjet e largimit të Nugës ende nuk janë bërë të ditura.

Vetëm disa ditë më parë, edhe një tjetër lojtar amerikan, Shizz Alston, u largua nga Vëllaznimi.

Klubi nga Gjakova, që ka bërë disa ndryshime të rëndësishme këtë sezon, ka bilanc prej 5 fitoreve e 7 humbjeve.

Ndryshime të shumta po e karakterizojnë këtë edicion në basketbollin kosovar, ende pa kaluar 13 xhiro të zhvilluara, ku kanë defiluar mbi 50 lojtarë të huaj në 8 ekipe, që kanë të drejtën e paraqitjes në lojë aktivisht vetëm 3 të huaj e në roster brenda një ndeshje kanë të drejtë të jenë 5 sosh.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.