Basketboll

Sonte dy përballjet e fundit të Superligës për vitin 2024

Vitit 2024 në basketbollin kosovar sot mbyllet me dy ndeshje shumë interesante.

Sfidë e parë dhe që pritet të jetë shumë interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës, të dielën në Gjakovë. Të dy skuadrat kanë nga gjashtë fitore e shtatë humbje, duke bërë që të presim një përballje mjaft interesante.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro dhe e fundit për këtë vit është ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit. Prizrenasit kanë tri fitore e 11 humbje, ndërsa therandasit shtatë fitore e gjashtë humbje.

Superliga-Java 14

E diel

17:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina

19:00 Proton Cabel Prizreni – Golden Eagle Ylli

Komentet janë të mbyllura.