Spiro Leka rikthen shpresën te Pesaro, 5 fitore rradhazi për ringritjen e madhe
Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri shqiptar Spiro Leka po tregon edhe një herë aftësitë e tij të jashtëzakonshme duke ringjallur ekipin italian Pesaro, i cili garon këtë sezon në Serie A2 të Italisë.
Pas një sezoni zhgënjyes që i dërgoi jashtë elitës së basketbollit italian, Pesaro filloi këtë edicion me formë të dobët dhe pa shumë pritshmëri. Por gjithçka ndryshoi kur Leka, një emër i njohur për tifozët e Pesaro, mori drejtimin e skuadrës, shkruan AsistiOnline.com
Pas emërimit të Lekës si trajner, Pesaro ka arritur të marrë 5 fitore radhazi, duke ndryshuar plotësisht rrjedhën e sezonit. Fitorja e sontme e thellë ndaj Fortitudo Bolonjës 62-81, një rival i fortë, erdhi pavarësisht mungesave të dy lojtarëve kryesorë për shkak të lëndimeve, duke treguar forcën dhe organizimin e skuadrës nën drejtimin e tij.
Nga një ekip që shihte pak shpresë për të ardhmen, Pesaro tani duket si një skuadër që synon rikthimin në Serie A, aty ku historikisht e ka vendin. Kontributi i Lekës nuk është vetëm taktik, por edhe emocional, pasi ai ka arritur të rikthejë besimin e tifozëve dhe motivimin e lojtarëve.
Spiro Leka nuk është një emër i ri për basketbollin italian. Ai ka qenë edhe më parë në krye të Pesaros në Serie A, derisa shihet që rikthimi i tij ka qenë një hap vendimtar për klubin, që tani po sheh rezultate konkrete.
Nën drejtimin e tij, Pesaro jo vetëm që ka përmirësuar lojën e saj, por edhe ka ringjallur shpirtin garues të një prej klubeve më të njohura në basketbollin italian.
Fitorja ndaj Fortitudo Bolonjës ishte një nga kulmet e këtij sezoni, duke dëshmuar se Pesaro mund të konkurrojë me ekipet më të forta të Serie A2. Tifozët, të cilët kishin humbur shpresën pas rënies nga elita, tani janë të entuziazmuar dhe besojnë se rikthimi në Serie A është i mundur.
Spiro Leka po bën një punë të madhe në ringritjen e Pesaro dhe po kthen në jetë ambiciet e një klubi historik. Me rezultatet e arritura deri tani, duket se e ardhmja është premtuese për Pesaron dhe për trajnerin shqiptar, i cili vazhdon të dëshmojë vlerën e tij në basketbollin italian.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.