Under Header

spot_img

Grapeland prezanton transferimin e Burim Zekiqit

spot_img

Kampioni vjeshtor i Ligës së parë të Kosovës te meshkujt, Grapeland Basketball e ka zyrtarizuar sot edhe një transfer.

‘Vreshtarët’ kanë goditur me Burim Zekiqin duke e transferuar nga Superliga ku luante gjatë vjeshtës me P.C Prizrenin.

Zekiqi në të kaluarën ka luajtur edhe te Trepça, Peja e Vëllaznimi.

Ditë më parë ekipi i drejtuar shtoi edhe një amerikan të pozitave fundore në ekip.

Grapeland së bashku me KEK-un, shihen si dy prej skuadrave favorite për inkuadrim në Superligë.

/AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme