Ekipi therandas Golden Eagle Ylli, ka konfirmuar sot zyrtarisht marrëveshjen me trajnerin slloven, Ales Pipan, duke vërtetuar lajmin e raportuar një ditë më parë nga AsistOnline.com.
Pipan, një trajner me përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare, njihet për sukseset e tij në drejtimin e ekipeve kombëtare dhe klubeve në Evropë.
Pipan pritet të sjellë eksperiencën e tij të gjatë për të ngritur ambiciet e skuadrës therandase në kampionat. Me këtë lëvizje, Golden Eagle Ylli synon të përforcojë pozicionin si një ndër ekipet kryesore në basketbollin kosovar në vitet e fundit.
https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2025/01/20/ekskluzive-ales-pipan-pritet-te-marre-drejtimin-e-yllit/?fbclid=IwY2xjawH8vqFleHRuA2FlbQIxMQABHeMHduyAz5_QHTnVmGzONU7_td6NmDFi7PiLpzc_we-tDJ7eJWCqqOG6nQ_aem_UBIjYS4Ueh9OerkWw9uAOQ