Tjetër sukses i Vlora Brahës, komisionere në ndeshjen kualifikuese të Eurobasketit për femra
Vlora Braha sonte për herë të parë e ka ushtruar rolin e Delegates Teknike në një ndeshje kualifikuese për FIBA Kampionatin Evropian 2025 për Femra.
Ajo ka qenë Delegate Teknike në ndeshjen mes Turqisë dhe Islandës, që u zhvillua më 6 shkurt në Izmit, nga ora 17:00 e ku fitoi Turqia 83-76.
Braha ka qenë më parë shoqëruese e Delegatit Teknik në disa ndeshje kualifikuese të këtij kompeticioni.
Pas një pune të suksesshme dhe vlerësimeve pozitive nga FIBA, ajo tani është emëruar në rolin e Delegates Teknike, duke shënuar një moment historik për basketbollin kosovar dhe duke u bërë kështu Delegatja e Parë Teknike e Federatës së Basketbollit të Kosovës në të dyja konkurrencat.
Ky është një hap i rëndësishëm për basketbollin kosovar në arenën ndërkombëtare dhe një shembull i qartë për zhvillimin e profesionistëve të rinj në sport.
Komentet janë të mbyllura.