Basketboll

Jacquez Yow nga Peja kalon te skuadra shqiptare e Superligës maqedonase

Basketbollisti Jacquez Yow dihet se nga dje nuk është më pjesë e KB Peja.

Lojtari amerikan ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në Maqedoninë e Veriut, duke nënshkruar me skuadrën shqiptare Çair 2030, e cila garon në Superligën maqedonase.

Largimi i Yow vjen pasi Peja ditë më parë ka përforcuar ekipin me një tjetër basketbollist amerikan, Marcques Townes. 29-vjeçari luan në pozitat e organizatorit dhe shënuesit të kombinuar (PG/SG) dhe ka një përvojë të gjerë në basketbollin evropian. Pas përfundimit të karrierës së tij universitare në NCAA, ai ka luajtur në disa prej kampionateve më të forta në Evropë, përfshirë Spanjën, Gjermaninë dhe Francën.

Sezonin e kaluar, Townes ishte pjesë e PAOK në Greqi, ndërsa këtë edicion u aktivizua me Anorthosis. Përvoja e tij pritet të sjellë një dimension të ri në skuadrën pejane, sidomos në fazën vendimtare të sezonit.

Komentet janë të mbyllura.