Basketboll

Trepça e fiton Kupën e Kosovës për vitin e katërt me rradhë

Trepça për herë katërt radhazi ka fituar Kupën e Kosovës, apo për herë të tetë në histori të klubit.

Në një super finale në Prishtinë, që ishte spektakël i basketbollit, mitrovicasit fituan ndaj Bashkimit me rezultat 85:79 (24:22, 18:19, 21:19, 22:19).

Trofeun e dorëzuan Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

MVP i finales u shpall Mikaile Tmusiq, çmim që u nda nga zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani.

Medaljet e argjendta i ndan Artan Kurti, nënkryetar i FBK-së dhe Valton Bilalli, anëtar i Bordit të FBK-së.

Medaljet e arta i kanë ndarë Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe anëtarja e Bordit të FBK-së, Linda Shala.

Ndeshja në fakt ka qenë e baraspeshuar nga fillimi deri në fund. Çereku i parë përfundoi 24:22, derisa i dyti 18:19, për të shkuar në pushim me rezultat 42:41.

Lojë e ngjashme ishte edhe në periodën e tretë, që u mbyll 21:19, derisa mitrovicasit në dhjetë minutat e fundit, u treguan më të vëmendshëm dhe arritën të triumfojnë 85:79.

Komentet janë të mbyllura.