Kosova sot nis përgatitjet, ky është orari i dy ndeshjeve që luhen në Prishtinë
Kosova në javën që po vjen do të ketë dy ndeshjet vendimtare në parakualifikimet për FIBA Kupën e Botës 2027.
Ekipi ynë sot nis përgatitjet në krye me selektorin francez, Jean-Denys Choulet.
Dardanët në Prishtinë më 20 shkurt do të përballen me Azerbajxhanin, derisa më 23 shkurt me Zvicrën në rrugën drejt kualifikimit në fazën e ardhshme.
Basketbollistët e Kosovës më shumë se kurrë kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve, që gjithmonë kanë qenë lojtari numër 6.
Ekipi ju pret në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, për të krijuar një super atmosferë dhe për të ndihmuar Dardanët në rrugën e kualifikimit.
Komentet janë të mbyllura.