Basketboll

Kosova – Azerbajxhani transmetohet sonte drejtpërdrejt në këtë televizion

Rrugëtimi i Kosovës në parakualifikimet për kampionatin botëror të basketbollit, vazhdon sonte.

Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, “Dardanët” janë nikoqirë të Azerbajxhanit, kombëtare kjo me të cilën ndahen pikët e njejta në tabelë, nga pesë sosh.

Kjo ndeshje vendimtare për shpresën kualifikuese, fillon në orën 19:30 dhe transmetohet ekskluzivisht në Klan Kosova dhe kanalin Sport 1.

Me komentim të Agon Fehmiut dhe Ulpiana Emrës, emocionet e reprezentacionit, Art Motion i sjellë në ekranet e secilit shikues.

Pas përballjes me azerët, Kosova do të luaj sërish në kryeqytet, ndaj liderit të Grupit A, Zvicres, ndeshje kjo e cila zhvillohet të dielën.

Komentet janë të mbyllura.