Kosova sot luan ndaj Azerbejxhanit, të gjitha rrugët qojnë në Prishtinë
Kosova A te meshkujt, sonte do të ketë ndeshjen vendimtare në parakualifikimet për FIBA Kupën e Botës 2027.
Dardanët sonte në Prishtinë do të përballen me Azerbajxhanin, derisa më 23 shkurt me Zvicrën në rrugën drejt kualifikimit në fazën e ardhshme.
Basketbollistët e Kosovës më shumë se kurrë kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve, që gjithmonë kanë qenë lojtari numër 6.
Ndeshja e sontme nis nga ora 19;30.
Ekipi i Kosovës na pret në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, për të krijuar një super atmosferë dhe për të ndihmuar Dardanët në rrugën e kualifikimit.
Komentet janë të mbyllura.