”Dardanët” gati për të ndezur atmosferën në sfidën vendimtare të Kosovës ndaj Zvicrës sonte
Tifo-grupi i zjarrtë i Përfaqësueses së Kosovës, Dardanët, ka bërë thirrje të fuqishme për të gjithë tifozët që të jenë të pranishëm në ndeshjen vendimtare të basketbollit mes Kosovës dhe Zvicrës, e cila luhet sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, nga ora 19:30.
Me një fitore larg kalimit në fazën e kualifikimeve për Kupën e Botës 2027, përkrahja e secilit tifoz pritet të jetë vendimtare për ta shtyrë ekipin drejt suksesit. Pasi në ndeshjen e parë në Zvicër Kosova pësoi një humbje të rëndë 75-43, sonte është momenti për revansh dhe për ta shkruar historinë para tifozëve vendas.
Dardanët kanë paralajmëruar prezencë të madhe në këtë duel dhe kanë ftuar të gjithë sportdashësit që të jenë pjesë e një nate elektrizuese:
”Nesër (e dielë) nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Kosova jonë përballet me Zvicrrën ndeshje vendimtare për kualifikim ne basketball. Forca Kosovë 🇽🇰!”, shkruan njoftimi i tyre.
Pritet që atmosfera të jetë e zjarrtë sonte për Kosovën tonë, duke e kthyer palestrën në një arenë ku çdo brohoritje dhe çdo duartrokitje do të jetë një shtytje për lojtarët tanë. Beteja për kualifikim është këtu – Kosova ka nevojë për secilin prej nesh!
Komentet janë të mbyllura.