Basketboll

Asisti sonte me try mysafirë, diskutohet për gjithçka rreth Kosovës

ASISTI 607 vjen super i pasur dhe me triple-aksion

Teme qendrore: Eliminimi i Kosoves flasin: Dardan Berisha, Edmond Azemi dhe Blerim Vuniqi 

Finalja e Kupës së Kosovës 2025 për Femra dhe sipas traditës Kupa te vendi i kupave me tashmë basketbollisten e trofeve, Aulona Muhadrin kapitenen e KBF Bashkimi.

Kupa e Kosovës u zhvillua edhe në konkurrencën e Ligës së Parë ku klubet luajtën çerekfinalet dhe gjysmëfinalet për të caktuar finalen ku do të takohen vreshtarët dhe elektricistët, Grapeland dhe KEK-u.

Pjesa e tretë i dedikohet dy ndeshjeve vendimtare parakualifikuese për Botërorin 2027 ku Kosova u ndesh me Azerbajxhanin dhe Zvicrën duke fituar ndaj Azerëve dhe pësuar nga Helvetikët.  

Për t’i diskutuar këto dy ndeshjet vendimtare në ASIST sonte vjen një super panel, tri gjenerata të top-basketbollistëve kosovar të gjitha kohëve: Blerim Vuniqi, redaktor dhe komentator me dekada, Edmond Azemi basketbollisti më i trofeshëm me 38 trofe dhe lojtari më i mirë i gjitha kohëve i Kosovës, kapiteni i Përfaqësueses, Dardan Berisha

Pse nuk u kualifikuam?

Pse dështuam edhe në këto parakualifikime?

Pse u prish atmosfera në skuadër në çerekun e parë ndaj Zvicëranve?

Çka ndodhi në gjysmëlojë në zhveshtore?

A meriton selektori Choulet të vazhdoj të udhëheq Kosovën?

Çka duhet të ndërmarr FBK?

Këto dhe shumë detaje tjera në analizat që sonte i sjell ASISTIN 607 nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.