Ekskluzive: Bashkimi bën një transfer të bujshëm, ka statistika impresive
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi duket se nuk e ka në plan që të dorëzohet sivjet sa i përket trofeve.
Kjo pasi siç ka mësuar AsistiOnline.com, prizrenasit kanë arritur marrëveshje me fundorin amerikan, Dirk Williams i gjatë 1.95 centimetra dhe që luan në pozitat 1/2.
Lojtari vjen në Kosovë pas përvojës në këtë edicion me ekipin e Hapoel Yossi Avrahami Eliat në Ligën e parë të Izraelit ku në 19 ndeshje ka pasur 16 pikë, 7 kërcime e 2.4 asiste.
Lojtari ka një karrierë tejet të pasur edhe paraprakisht me ekipe si Chalon/Saone në Francë, London Lions, Sheffield Sharks & Manchester Giants në Britani, Zalakeramia ZTE KK në Hungari etj. Vlen të ceket se në gjitha ekipet, lojtari ka pasur mbi 15 mesataren e pikëve.
Mbetet të shihet se si do të përshtatet me lojën e prizrenasve ky lojtar, por karriera e tij flet shumë për një nivel si basketbolli ynë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.