Hadar reagon pas eliminimit të Kosovës në parakualifikueset për Botëror
Prishtinë(AsistiOnline) – Një prej trajnerëve më me emër që ka shkelur në basketbollin kosovar, Rami Hadar është prononcuar shumë shkurtimisht për AsistiOnline.com
Pas humbjes së Kosovës mbrëmë ndaj Zvicrës dhe eliminimit nga parakualifikueset për Botëror, Hadar u shpreh shkurtimisht se i vjen keq për humbjen, porse nuk dëshiron të komentojë asgjë.
“Më vjen keq për humbjen, por nuk kam asgjë për të thënë”, është deklaruar Hadar për AsistiOnline.com
Në rrjetet sociale poashtu po qarkullon një llogari në Facebook me emrin e Hadar dhe po i njejti dje ka shpërndarë një postim me rezultatet e Kosovës ndaj Zvicrës, sa ishte pjesë e saj Hadar dhe ku del krahasimi me rezultate e fundit nën drejtimin e Choulet, megjithatë ish trajneri i Kosovës ka bërë me dije se ajo llogari është false dhe se Hadar nuk posedon llogari në rrjetet sociale.
“Unë nuk kam llogari në rrjete sociale, dikush po mashtron”, shtoi Hadar.
Vlen të ceket se me trajnerin Hadar, Kosova ishte pranë kualifikimeve të Eurobasketit 2025, por në ndeshjen e fundit dhe vendimtare të grupit u mposht nga Danimarka.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.