Basketboll

Muhadri e Bashkimit MVP e xhiros me double-double

Bashkimi dje shënoi fitore në derbi ndaj Penzës 82:70 dhe më meritorja për këtë fitore ishte basketbollistja prizrenase, Aulona Muhadri me 12 pikë, 15 kërcime dhe tri asistime.

Gjithashtu në këtë ndeshje kontribut të madh dha edhe Adrienne Godbold me 18 pikë, tri kërcime, tri asistime.

Peja 03 triumfoi ndaj Junior 06 thellësisht me rezultat 109:56, ku lojtaret më të mira të kësaj ndeshje ishin Alexis Tolefree me 24 pikë, katër kërcime, tri asistime dhe Calveion Landrum me 21 pikë, shtatë kërcime, gjashtë asistime.

Prishtina shënoi një fitore të pritur ndaj Trepçës me rezultat 84:50 për të thelluar serinë jo të mire të Trepçës, ku më meritorja për fitoren e bardhekaltreve ishte Flutra Mehmeti që shënoi 13 pikë, tri kërcime dhe tri asistime.

MVP e xhiros padyshim shpallet Muhadri e Bashkimit që kishte shifra fenomenale me double-double prej 12 pikë, 15 kërcime, tri, si dhe shtoi asistime

Top 5
Adrienne Godbold (KBF Bashkimi) 18 pikë, tri kërcime, tri asistime

Aulona Muhadri (KBF Bashkimi) 12 pikë, 15 kërcime, tri asistime

Alexis Tolefree (KFB Peja 03) 24 pikë, katër kërcime, tri asistime

Calveion Landrum (KBF Peja 03) 21 pikë, shtatë kërcime, gjashtë asistime

Flutra Mehmeti (KBF Prishtina) 13 pikë, tri kërcime, tri asistime

Komentet janë të mbyllura.