Basketboll

Sonte në ASIST treshe simpatike e mysafirëve

ASISTI 608 sonte sjell përsëri Kupën te Vendi i Kupave, kësaj radhe Kupën e Ligës së Parë të cilën sivjet e fitoi Grapeland

Skuadra e porsaformuar Grapeland duke shkuar hapave të Feronikelit dhe Borës,m bëhet skuadra e tretë në histori të basketbollit kosovar e cila menjëherë pas themelimit arrinë sukses dhe fiton trofeun e Kupës së Kosovës për Ligën e Parë.

Si erdhi deri te ideja e themelimit të klubit të ri të qytetit pas problemeve që i pati KB Rahoveci?

Si erdhi deri te angazhimi i Bujar Locit që për herë të dytë në histori po i udhëheq rahovecianët drejt elitës?

Cilat janë planet e Grapeland ?

Sa kanë mbështetje?

Gjitha këto do ti diskutojmë me mysafirët sonte Indrit Krasniqin, kryetarin e KB Grapeland, Bujar Locin trajnerin e skuadrës dhe kapitenin Bardh Rexha.

Pjesa e dytë e emisionit i dedikohet elitës së basketbollit kosovar dhe dy xhirove të ProCredit Superligës e cila vazhdoi aksionin e vet pas pushimit gati një mujor për shkak të zgjedhjeve dhe ndeshjeve parakualifikuese të Kosovës.

Mesjava solli derbin Peja – Bashkimi si dhe dramën fantastike basketbollistike Bora – Trepça ku skuadra e cila po lufton për mbijetesë mposhti liderin kurse vikendi na përgatiti kryendeshjen e dy top skuadrave aktuale në Minatori që ishte reprizë e finales së Kupës, Trepça – Bashkimi. Ndërkohë, Bora vazhdoi me suksese dhe aktualisht u bë kryetemë e basketbollit kosovar pasi që triumfoi edhe në Suharekë ndaj Golden Eagle Yllit në edhe një tril;er basketbolli.

ASIST sonte sjell edhe ndeshjen dramatike dhe shumë të nxehtë midis Pejës dhe Vëllaznimit pas të cilës gjakovarët zyrtarisht paraqitën ankesë për referim

Gjitha këto në përmbledhjet dhe analizat e detajuara të cilat kompletohen me Pesëshet dhe MVP-it e Javës në ASIST.

Por as kjo nuk është e tëra sepse në pjesën e tretë vjen basketbolli femëror me Ligën Unike dhe Superligën e Femrave ndërsa na vjen edhe blloku i dashur për gjithë ne, Shqiptarët në Botë i cili sjell lajmet e fundit mbi shfaqjet e lojtarëve dhe trajnerëve shqiptarë.

Krejt në fund, ajka e ASISTIT me Top 10 aksionet më të bukura të kësaj jave fenomenale.  

Gjitha këto dhe shumë më shumë në ASISTIN 608 nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova.

 

Komentet janë të mbyllura.