Ekskluzive: Bashkimin nuk e dal fitorja me 28 pikë dallim, përforcohet me yllin e ri, Brooque William
Bashkimi i femrave po vazhdon të tregojë formë të shkëlqyer këtë sezon, duke arritur një fitore të thellë sonte në Ligën Unike kundër Tiranës.
Megjithatë, pavarësisht kësaj performance bindëse, skuadra prizrenase nuk ndalet me kaq dhe siç ka mësuar AsistiOnline.com, klubi portokalli ka siguruar një përforcim të madh: Brooque Williams, një lojtare me karrierë të pasur ndërkombëtare.
Williams, një emër i njohur në basketbollin evropian, vjen si një armë shtesë për Bashkimin në synimet e tij për trofe. Ajo ka luajtur në disa prej ligave më të forta evropiane, duke treguar cilësi të jashtëzakonshme si një lojtare e gjithanshme dhe lidere në parket. Me përvojën që ka, Williams pritet të sjellë edhe më shumë stabilitet dhe forcë në ekipin që po shkëlqen prej vitesh në Kosovë.
Brooque Williams është një basketbolliste amerikane me një karrierë të pasur ndërkombëtare, duke luajtur për disa ekipe të njohura evropiane dhe në gara prestigjioze. Sipas të dhënave zyrtare ajo ka përfaqësuar ekipet e mëposhtme:
- Arras Pays d’Artois Basket Féminin (Francë)
- Virtus Segafredo Bologna (Itali)
- CB Al-Qázeres Extremadura (Spanjë)
- Olympiacos (Greqi)
- Maccabi Ironi Ramat Gan
Gjatë kohës së saj me Olympiacos në sezonin 2023-2024, Williams luajti në EuroCup Women, ku në 6 ndeshje regjistroi mesatarisht 15.2 pikë, 5.7 kërcime, 3.7 asistime dhe 2.0 vjedhje për ndeshje.
Përvoja e saj e gjerë në ligat evropiane dhe pjesëmarrja në gara të nivelit të lartë pritet të sjellë një kontribut të rëndësishëm për skuadrën e Bashkimit.
Komentet janë të mbyllura.