Basketboll

Derbi i xhiros sonte në kryeqytet, Prishtina e pret Yllin

Sonte zhvillohet derbi i xhiros së 24-të nga Superliga e Kosovës te meshkujt.

S. Prishtina e pret në shtëpi G.E Yllin nga Theranda, në një ndeshje e cila ka shumë rëndësi për të dyja ekipet.

Deri tani, prishtinasit kanë nëntë fitore radhazi në elitë në vitin 2025, derisa deri më tani kanë 15 fitore e tetë humbje, kurse therandasit kanë dhjetë fitore e 13 humbje, në vendin e gjashtë.

Kjo ndeshje nis nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në Sport3.

 

Komentet janë të mbyllura.