Basketboll

Gjysmëfinalja e dytë mes Prishtinës dhe Besëlidhjes

Një tjetër përballje interesante na pret sot në kuadër të gjysmëfinaleve të Ligës Unike.

Nikoqiri i këtij Final Fouri, Prishtina ndeshet me skuadrën nga Shqipëria, Besëlidhja e Lezhës.

Këto dy ekipet në këtë edicion ende s’kanë pasur përballje direkte, por në Final Four-in e stinorit të kaluar, prishtinasit i kishin mposhtur lezhjanët me 1 pikë dallim 79-80. Edhe sonte kjo sfidë pritet të jetë shumë interesante.

Ndeshja nis nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në Sport1.

Komentet janë të mbyllura.