Basketboll

Vëllaznimi i Gjakovës finalisti i parë i Ligës Unike

Prishtinë(AsistiOnline) – Ekipi i Vëllaznimit është finalist i parë i Ligës Unike për meshkuj mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Skuadra gjakovare sonte ka triumfuar në gjysmëfinalen e garës ndaj Yllit të Therandës me rezultat 76-75, për të siguruar kështu finalen e madhe.

Qendra nigeriane, Jason Jitoboh shënoi dy pikët e fitores për kuqezinjët, 5 sekonda para fundit duke goditur topin në tabelë e duke e konkretizuar atë me kosh, derisa në 4 sekondat e fundit therandasit nuk arritën të shënojnë dhe kësisoj ndeshja u mbyll me fitoren e gjakovarëve.

Trey Anderson shënoi më së shumti pikë në këtë fitore të kuqezinjëve, gjithsejt 23, derisa 19 pikë i shtoi Jericole Hellems e Jason Jitoboh kontribuoi me 17 të tjera.

Te Ylli s’mjaftuan për fitore, Jan Palokaj me 18 pikë e Lis Shoshi me 17 të tjera.

Në finale, Vëllaznimi luan me fituesin e duelit Prishtina – Besëlidhja.

Finalja e madhe luhet nesër në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.