Vëllaznimi tregon kulturë të lartë sportive, falenderon Prishtinën për organizimin dhe korrektësinë
Pas triumfit historik në Ligën Unike Mbarëkombëtare, Vëllaznimi ka shprehur falënderime publike ndaj KB Prishtina për organizimin e shkëlqyer të Final Four-it dhe për një finale emocionuese mes dy ekipeve.
Në një deklaratë të bërë publike sonte menjëherë pas triumfit, klubi nga Gjakova vlerësoi korrektësinë dhe atmosferën sportive gjatë gjithë garës, duke theksuar se ky turne ishte një dëshmi e rritjes dhe profesionalizmit të basketbollit në vendin tonë.
“Falënderojmë Prishtinën për mikpritjen dhe për një finale të paharrueshme. Atmosfera në parket ishte shembullore dhe ky kompeticion tregoi edhe një herë nivelin e lartë të basketbollit në Kosovë dhe Shqipëri,” deklaroi klubi i Vëllaznimit në faqen zyrtare.
Ky sukses historik i gjakovarëve vjen pas më shumë se dy dekadash dhe konfirmon kthimin e tyre në majat e basketbollit.
Vetëm me këtë frymë bashkëpunimi dhe rivaliteti sportiv, basketbolli kosovar mund të rritet, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendje në arenën ndërkombëtare. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.