Basketboll

Arian Azemi MVP i finales së Ligës Unike – Vendimtar në triumfin e Vëllaznimit

Arian Azemi ishte lojtari më i dalluar në finalen e mbrëmshme të Ligës Unike, duke udhëhequr Vëllaznimin drejt triumfit me një paraqitje mbresëlënëse.

Ai u shpall MVP i finales falë një performance të shkëlqyer, ku shënoi 24 pikë, kapi 6 kërcime, dhuroi 3 asistime dhe realizoi 3 vjedhje topash.

Me një indeks të përgjithshëm prej 24 – më të lartin nga të dyja skuadrat – Azemi u tregua vendimtar në fushë, duke bërë diferencën në momentet kyçe të ndeshjes.

Me plot meritë, epiteti i më të mirit të finales i takoi pikërisht atij, duke kurorëzuar kështu një paraqitje të jashtëzakonshme në skenën më të madhe të basketbollit mbarëshqiptar. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.