Basketboll

Don Polloshka, zemra e rikthimit të Vëllaznimit – realizoi pikë në momentet kritike

Finalja e Ligës Unike te meshkujt, mbrëmë dhuroi emocione të mëdha me ndeshjen që shkoi në vazhdine dhe fituesi u përcaktua në sekondat e fundit.

Kur Vëllaznimi ishte në disavantazh prej 10 pikësh (61-71) dhe kishin mbetur vetëm 6 minuta e 25 sekonda deri në fund të kohës së rregullt, Don Polloshka mori përgjegjësinë mbi supe dhe ndezi shpresat e kuqezinjve.

Me 8 pikë të realizuara në momentet më kritike, ai udhëhoqi rikthimin që çoi ndeshjen në vazhdime, duke treguar karakterin e një lideri në parket.

Përveç pikëve vendimtare, Doni kontribuoi edhe me 6 asistime, 7 kërcime dhe 1 vjedhje topi, duke qenë lojtari i dytë më i vlerësuar i ekipit me një indeks prej +14.

Me lojën e tij të gjithanshme dhe vendosmërinë për të mos u dorëzuar, ai tregoi edhe një herë se Vëllaznimi ka në radhët e tij një luftëtar të vërtetë. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.