Basketboll

FBK emëron selektorët e gjeneratave të reja te meshkujt

Federata e Basketbollit të Kosovës, ka njoftuar sot se në përputhje me rregulloret në fuqi të saj, bordi i saj pas shqyrtimit të propozimit të paraqitur nga Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës për emërimin e trajnerëve të Përfaqësueseve të Reja (Meshkujt), ka marrë vendim për miratimin e propozimi për emërimin e trajnerëve të Përfaqësueseve të Reja të Kosovës (Meshkujt) si më poshtë:

Përfaqësuesja U20 M

Kryetrajner: Andin Rashica

Ndihmëstrajnerë: Endrit Elshani dhe Egzon Uka

Përfaqësuesja U18 M

Kryetrajner: Dion Pllana

Ndihmëstrajner: Defrim Hashani

Përfaqësuesja U16 M

Kryetrajner: Gyltekin Selimi

Ndihmëstrajnerë: Laurant Ibrahimi dhe Vigan Radoni

Në njoftim thuhet se drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës obligohet që të informojë trajnerët e emëruar dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për implementimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi nga data e miratimit nga Bordi i FBK-së.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka njoftuar poashtu se pritet që shumë shpejt të emërojë edhe shtabet teknike te vajzat U16 dhe U18.

Komentet janë të mbyllura.